Më pak para, më shumë shpenzime, rritet borxhi i Bashkive
Kriza financiare që po kalon pushteti vendor ka bërë që një pjesë e madhe e bashkive të mos arrijnë dot të paguajnë borxhet e mbartura ndër vite. Përkundrazi, ato kanë krijuar edhe detyrime të reja.
Sipas raportit të Financave Vendore, publikuar nga COPLAN dhe Ministria e Financave, deri në fund të Qershorit, detyrimet e prapambetura të bashkive për investime të papaguara, apo për shpenzime të tjera, kapën vlerën e 8.7 miliardë lekëve, nga rreth 8.1 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar
Ekspertja e politikave vendore në Coplan, Merita Toska, duke gjykuar situatën shprehet se bashkitë do ta kenë të vështirë të mos rrisin më tej këtë nivel borxhesh.
Për shkak të pandemisë, nevojat për shërbime nga bashkitë janë rritur, ndërsa të ardhurat nga ana tjetër janë ulur. Me rimëkëmbjen graduale të ekonomisë, pushteti vendor duhet të përpiqet të shlyejë detyrimet, një problematikë që e shoqëron tashmë prej vitesh.
Të dhënat tregojnë se bashkitë që kanë nivelin më të lartë të borxhit, një pjesë e të cilit është trashëguar edhe nga ish komunat janë bashkia e Tiranës, pasuar nga ajo e Vorës dhe e Kavajës.