Ndërron jetë ish-kryeministri i Turqisë, Mesut Yılmaz

Screenshot 3 5 600x338

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare në një spital të Stambollit ish kryeministri i vendit, Ahmet Mesut Yılmaz.

Ylmaz, i cili shërbeu si kreu i qeverisë turke në vitet 1990 prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Në maj të këtij viti ai iu nënshtrua dhe një operacioni në tru dhe gjendja e tij u përkeqësua.

Ai u emërua 3 herë si kryeministër në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999 dhe ishte dhe një ndër drejtuesit e Partisë Mëmëdheu.