Një monedhë me vlerë 3.5 milionë dollarë

2 62 1100x620

Një monedhë e lashtë ari e përshkruar si një “festë e paturpshme” mbi vrasjen e Jul Çezarit, ka vendosur një rekord të ri për një monedhën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.

Monedha u ble nga një person që preferoi të mbetet anonim për 3.5 milion dollarë, dhe mban një portret të Marcus Junius Brutus, një nga udhëheqësit në vrasjen e Çezarit në vitin 44 para Krishtit.

Ajo gjithashtu mban shpatat e përdorura nga Brutus dhe bashkëpunëtori i tij, Cassius, në vrasjen e gjeneralit në Teatrin e Pompey në Romë, si dhe “kapelen e Lirisë”, një veshje simbolike që u jepej skllevërve për lirinë e tyre.

Monedha u lëshua nga Brutus dy vjet pas vrasjes se Çezarit, në vitin 42 para Krishtit.

Pavarësisht vjetërsisë së saj, ajo është në gjendje të mirë dhe një nga tre monedhat e vetme të tilla në botë.

Çmimi rekord i mëparshëm për një monedhë romake ishte vendosur në vitin 2008, kur një monedhë bronzi e Perandorit Hadrian u shit për rreth 2.5 milion dollarë.