Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pamje tragjike nga Turqia, pallati shembet plotësisht, rrugët e Izmirit mbushen me ujë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 14:16 | Kapur në kamera

Pamje vërtet tragjike vijnë nga Izmiri dhe zonat përreth në Turqi, pas goditjes nga një tërmet me magnitudë 7, sipas CNN, por 6,6 sipas mediave turke.

Në një video të postuar në rrjetet sociale duket një pallat që shembet plotësisht ndërsa njerëzit ikin të tmerruar me vrap.

Në një tjetër video duket lëkundja e fortë që me sa duket zgjati për më shumë se 35 sekonda, pasi një adoleshent që po luante në kompjuter u largua nga dhoma.

Në pamjet të tjera shihen godina të tëra nën rrënoja, ndërsa rrugët e Izmirit duket të mbushura me ujë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani