Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Piku i virusit për Krishtlindje, Gjermania konsideron të gjithë Italinë zonë rreziku

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 14:44 | Bota
Piku i virusit për Krishtlindje, Gjermania konsideron të gjithë

Italia po përgatitet për skenarin më të keq në pandeminë koronavirus. Autoritetet shëndetësore kanë bërë një vlerësim të situatës duke parashikuar se piku do të haset gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Qeveria italiane u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat, ndërsa shqyrton një ashpërsim të kufizimeve. Megjithatë, banorët janë të pakënaqur, kryesisht punonjësit e sektorit të argëtimit. “Po protestojmë sepse ata na ndaluan sërish të punojmë. Jemi në vështirësi shumë të madhe”, thotë Kevin Tucci, një punonjës cirku.  

Gjermania ka rishikuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19, pasi aprovoi një izolim të butë kombëtar.

Në të ka përfshirë thuajse të gjithë Italinë, me përjashtim të Kalabrisë. Ndërsa për herë të parë, në listën e zonave të kuqe janë future edhe rajone të Greqisë, gjithashtu edhe Vatikani.

Ministria e jashtme gjermane ka rekomanduar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt këtyre destinacioneve, ata që kthehen duhet të bëjnë test ose të karantinohen.

Ndërkohë, Spanja zgjati gjendjen e emergjencës edhe për 6 muaj të tjerë. Banorët duken të lodhur nga masat kufizuese dhe kanë kundërshtuar ato me protesta të ndryshme, të zhvilluara nën thirrjet: Duam liri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë