Rekord i ri negativ, afro 1 mijë raste pozitive në Maqedoninë e Veriut

1 156 1100x620

Vijon situata e rëndë me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut.

Vendi fqinj ka shënuar 934 raste pozitive me koronavirus nga 2748 testime, duke shënuar një tjetër rekord negativ. Shkupi mbetet qyteti më i prekur nga virusi me 420 infeksione ditore në 24 orët e fundit.

Autoritetet kanë njoftuar se përpos numrit të lartë të infeksioneve, vendi ka regjistruar edhe pesë viktima, për një total prej 982 humbje jetësh.

Fatmirësisht, 454 pacientë e kanë mposhtur betejën me koronavirusin, ndërsa në total vendi numëron 9058 raste aktive, mes të cilëve 678 të shtruar në spitale.