Tërmeti i fuqishëm, BE solidarizohet me Turqinë dhe ofron ndihmë

Menjëherë, pas tërmetit të fuqishëm, 6,6 i shkallës rihter, të paktën sipas Agjencisë turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.

Charles Michel, president i Këshillit Europian, në një mesazh në rrjetet sociale deklaroi se BE po ndjek me shqetësim zhvillimet pas tërmetit të fuqishëm në Egje dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.

Deri tani, ministri i Shëndetësisë, në Turqi, ka konfirmuar 4 persona të vdekur, por ekziston frika se ky numër mund të rritet për shkak se shumë ndërtesa janë shembur plotësisht.