Tërmeti i fuqishëm në Izmir, ndërtesa të dëmtuara edhe në ishullin grek Samos

Tërmeti i fuqishëm që goditi Izmirin në Turqi ka shkaktuar dëme edhe në Ishullin Samos të Greqisë.

Instituti grek i Gjeodinamikës tha se epiqendra e tërmetit ishte 19 km larg, në një thellësi prej 2 km.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një kishë që është shembur pjesërisht.

Tërmeti është ndjerë deri në Athinë.