Tiranë, 3 automjete përfshihen në aksident, plagosen 6 persona

aksident naten 1100x620
Foto arkiv

Një aksident i rëndë, me pasojë 6 persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së premtes në Fushë-Prezë.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë 3 automjete, duke lënë të plagosur 6 persona, shtetasit me iniciale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tij.