Uragani “Zeta” shkakton vdekje e shkatërrim në disa zona të SHBA

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 2.1 milionë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e uraganit “Zeta” që goditi disa zona bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uragani i 27 i këtij sezoni në Atlantik goditi në fillim Luizianën si një stuhi e kategorisë së dytë për t’u zbutur më pas si një ciklon tropikal.

Gjithashtu ai shkaktoi dëme të shumta material dhe në disa zona të Karolinës së Veriut dhe Virxhinian lindore dhe jugore.

Autoritetet kanë paralajmërua disa shtete më kontinentale për shira të rrëmbyeshëm të mundshëm si pasojë e “Zeta”-s.