Zgjedhjet ndryshe në SHBA, qentë dhe macet garojnë për kryebashkiak

Mes luftës politike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një garë tepër e veçantë zhvillohet në Okland të Kalifornisë. Këto janë zgjedhjet më miqësore, pasi kandidatët janë qenë dhe mace, të cilët synojnë të emërohen kryetar të një zone lokale.

 Mary Owen, që zotëron një Shiba Inu të quajtur Mimi, e konsideron garën tepër të nevojshme për të larguar vëmendjen nga grindjen në kryeqytetin e vendit.

 “Të them të drejtën, mendoj se të gjithë kanë nevojë për pak lehtësim nga ankthi i sezonit zgjedhor, kështu që kjo ka sjellë lumturi në lagjen tonë”, thotë ajo.

Zgjedhjet për kryebashkiakun e rrugës 55 nisi kur një mace e quajtur Wally garonte pa kundërshtar. Por më pas disa rivalë u shfaqën duke e kthyer këtë në një sfidë kompetitive mes qenve dhe maceve.

Në fushatë, përveç pronarëve të kafshëve shtëpiake, janë përfshirë edhe fëmijët. Shumë prej tyre kanë zgjedhur kandidatin e preferuar. Organizatorët theksojnë se kjo është një mënyrë e mirë për t’i angazhuar të vegjlit në jetën civile.

Në votime do të respektohen udhëzimet shëndetësore për mbrojtjen ndaj Covid-19, ndërsa sistemi elektoral është i njëjtë me atë aktual të Kalifornisë dhe pjesëmarrësit duhet të rendisin kandidatët sipas preferencës.