Aksident në Shkodër-Lezhë, përplasen dy makina

aksident natetn 751x450 780x439 600x338
Foto ilustruese

Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku për pasojë mbetën të plagosur 2 persona.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Raboshtës dhe raportohet se përplasja ka qenë shumë e fortë sa që një nga makinat ka dalë nga rruga.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e dy të plagosurve.