Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bardhi: Rama është i frikësuar nga zgjedhjet e 25 prillit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 12:00 | Politikë
Bardhi: Rama është i frikësuar nga zgjedhjet e 25 prillit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehet se Rama është i frikësuar nga zgjedhjet e 25 Prillit, ndaj shpif çdo ditë për procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se qytetarët e kuptojnë mirë diferencën ndaj do votojnë për kandidatët demokratë që kanë kaluar filtrat e verifikimit, në vend të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, kësaj here nga burgu.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.”, shkruan Bardhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë