Basha për koronavirusin: Sistemi shëndetësor në kolaps

27 TETOR BASHA KONFERENCE frame 39942 1100x620

Në bashkëbisedimin e së shtunës me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se sistemi shëndetësor është në kolaps.

“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID. Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP. Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve është përgjegjësi personale e Edi Ramës. Përhapja e shpejtë e infeksionit është pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve”, u shpreh Basha.

Basha theksoi se Rama dhe autoritetet përgjegjëse refuzojnë të japin përgjigje për shumë pyetje mbi pandeminë.

“Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje. Refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për  oligarkët në kohë pandemie. Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët. I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët. Asnjë përgjigje për mostestimin e mësuesve, për mospajisjen e shkollave.