Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Britania rikthen izolimin për shkak të pandemisë, shkollat qëndrojnë hapur

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 20:57 | Bota
Britania rikthen izolimin për shkak të pandemisë, shkollat

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e së shtunës rikthimin e izolimit në të gjithë vendin për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë pandemia e koronavirusit.

Shtimi i frikshëm i rasteve të reja dhe viktimave kanë detyruar kreun e qeverisë britanikë të rikthejë këtë masë shtrënguese nga java tjetër, të paktën deri në fillim të muajit dhjetor.

Në ndryshim me pranverën, ky izolim nuk do të përfshijë mbylljen e shkollave apo universiteteve.

“Nëse nuk reagojmë tani, rrezikojmë të kemi me mijëra viktima brenda disa javësh”, u shpreh kryeministri Johnson gjatë një konference për shtyp.

“Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit duhet të qëndroni në shtëpi dhe mund të dilni prej aty vetëm për të shkuar në shkollë, punë, ushtrime fizike, arsye shëndetësore dhe për t’iu shërbyer të afërmve në nevojë. Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura, madje dhe dyqanet që nuk tregtojnë mallrat e domosdoshme”, tha Johnson duke premtuar dhe një mbështetje të re për bizneset që preken nga këto masa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë