Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dorëzohet Johnson, Mbretëria e Bashkuar gati të kthehet në izolim

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 12:35 | Bota
Dorëzohet Johnson, Mbretëria e Bashkuar gati të kthehet në

Edhe Mbretëria e Bashkuar duket se nuk po shmang rikthimin e izolimit total si mënyrë për të luftuar infeksionin Covid-19.

Mediat britanike raportojnë se kryeministri, Boris Johnson, po dorëzohet përballë presionit të madh, edhe pse ka pohuar vazhdimisht se vendi nuk do të bllokohet.

Sipas “Tha Guardian”, qeveria mund të vendosë një izolim të ri të popullatës, I cili do të zgjasë më shumë se dy javë, dhe do të jetë i vlefshëm për të gjithë vendin. Deri më tani, Britania ka aplikuar një vendosje kufizimesh me nivele për qytetet e saj, por kjo metodë nuk po funksionon.

Ekspertët e shëndetësisë kanë ngritur alarmin se vala e dytë e Covid-19 mund të jetë 4 herë më vdekjeprurëse se parashikimi më i keq i tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë