Familja e famshme Beckham zëvendëson Kardashianët?

1111 1 600x338

Duket se familja Beckham do të zëvendësojë reality shown-n e famshëm “Keeping Up with the Kardashian”.

The Sun raporton se David dhe Victoria Beckham kanë rënë dakord me Netflix për realizimin e një seriali-dokumentar, ku do të shpaloset karriera dhe jeta e familjes Beckham.

Lajmi nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, megjithatë thashethemet e tabloideve britanike nuk janë hedhur poshtë.

Dokumentari, do të “investigojë” në arkivat e familjes, kryesisht fotot dhe kujtimet personale nga karriera e David Beckham, marrëdhënia e tij me bashkëshorten Victoria dhe katër fëmijët e tyre.

Thuhet se një ekip xhirimi do të ndjekë David teksa mbikëqyr bizneset, eventet e bamirësive dhe jetën e tij familjare.