Joe Biden dhe lidhjet e tij me vendlindjen

Jo vetëm kundërshtarë në ide, si në rastin e përplasjes për mbajtjen ose jo të maskave që duket qartë, por presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokrat, ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, duket se vijnë nga botë të ndryshme. Kjo duket në shumë mënyra. Trump u lind dhe u rrit në një shtëpi me tulla, me 5 dhoma gjumi, në një lagje të pasur si Queens në New York City.

Biden lindi dhe kaloi dekadën e parë të jetës së tij në një shtëpi të përdorur në Scranton, që ndodhej 200 kilometra në veriperëndim të New York.

Edhe pse familja e tij u largua nga Scranton kur ai ishte 10 vjeç, Biden ka mbajtur lidhje të forta me qytetin e tij të lindjes dhe shpesh është identifikuar me të gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Ai, gjithashtu, ka mbajtur lidhje të ngushta me vendasit, duke përfshirë familjen Kearns, që bleu shtëpinë e Biden në vitin 1953.

Biden, në fakt, ka vazhduar të bëjë vizita të rregullta gjatë viteve, si për shembull ajo gjatë fushatës së tij në 2008 për t’u bërë zëvendëspresident. Ndoshta, e vetmja karakteristike dalluese është fakti që një zëvendëspresidenti i SHBA-ve jetonte dikur atje.

Shtëpia është vendosur në një bllok të njohur në periferi e mbushur me flamuj amerikane, një imazh që e shikojmë lehtësisht në të gjithë vendin.

Kati përdhes i sallonit të ndenjes dhe kuzhinës plotësohet me dhoma gjumi në katin e sipërm që ndaheshin nga vëllezërit dhe motrat në dy familjet Biden dhe Kearns. Cilësia e njeriut është në zemër të personalitet të Biden, shprehen banorët.

Familja Biden e la Scranton, jo se zgjodhi ta bënte këtë gjë, por nga nevoja. Kris Kerns, duke ngjitur shkallët e ngushta të shtëpisë, flet për përjetimin e Biden kur babai i tij humbi punën. Një përvojë jetësore, e cila e bën Biden t’i kuptojë njerëzit për atë që po kalojnë tani.

Duke qëndruar në rajonin e Atlantikut të Mesëm, Biden kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Ai punoi si senator amerikan që përfaqësonte Delaware. Në shërbim, që nga viti 1973, deri sa u bë zëvendëspresident në vitin 2009, Biden u bë i njohur për përulësinë e tij.

Ai udhëtonte çdo ditë përmes Amtrak, nga shtëpia e tij në Delaware deri në Washtingon dhe në ato vite, ai ishte ndër anëtarët më të varfër të Senatit amerikan. E ndërsa u bë i pasur në vitet pas largimit si zëvendëspresident, Biden luajti me rrënjët e tij të familjes në fushatën e vitit 2020, sidomos në krahasim me Trump.

Kohët e fundi, ai shkroi në Twitter: “Donal Trump është boten nga Park Avenue, unë e shoh botën nga Scranton”.

Qyteti ka lulëzuar që nga mesi i shekullit të kaluar. Në atë kohë kishte fituar pseudonimin “qyteti elektrik”, pasi ishte shtëpia e rrjetit të parë elektrik të makinave në SHBA. Ndërkohë, Scranton vazhdoi të përfitonte edhe nga bumi në qymyr-tekstil dhe sektorë të tjerë.

Po që atëherë, popullsia e tij është përgjysmuar në totalin e tanishëm prej 75 mijë banorë, ashtu siç ndodhi edhe në pjesën tjetër të Rus Belt në SHBA. Dyqanet e braktisura janë lehtësisht të dukshme në të gjithë Scranton.

Trump arriti fitore të ngushta elektorale në Pensilvani Michigan dhe Wisconsin, duke premtuar të kthente vende pune në rajonin që ekonomikisht është në depresion. Por, vetëm disa javë drejt një rizgjedhje të mundshme, ai po ndjek sondazhet e opinionit në rajon. Për shumë vendas, është Biden ai që është më i favorizuar. Ashley Lewandowski, që punon në “Levels bar & grill” në Scranton, është e mendimit se Biden e njeh nga afër këtë zonë dhe e di se për çfarë kanë nevojë njerëzit.

Duke bërë udhëtime të rregullta në Scranton me kalimin e viteve, Biden ka mbajtur lidhje me familjen Kearns, të cilët jetojnë në shtëpinë e tij të vjetër. Sipas të parës së familjes, Anne Kearns, vendasit vijnë gjithmonë për të risjellë kujtimet me Biden. Ish-zëvendëspresidenti është më se i lumtur që të kujtojë të kaluarën. Scranton është qyteti më i madh në kontenë Lackawanna County, Pennsylvania, shtet që sipas shumë analistëve politikë, mund të vendosë në zgjedhjet e nëntorit.