Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza koronavirus, Conte pritet të shpallë të hënën masa të reja

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 22:11 | Bota
Kriza koronavirus, Conte pritet të shpallë të hënën

Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet të njoftoj disa masa të reja shtrënguese ditën e hënë për shkak të përkeqësimit të shifrave me të infektuar si pasojë e koronavirusit.

Burime nga qeveria italiane bëjnë me dije se në fillim të javës që vjen Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.

Momentalisht Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme.

Ditën e fundit Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë