Makina fluturuese me 3 rrota merr lejen për të dalë në rrugë, pengesë është çmimi i saj

Një makinë me tre rrota e ndërtuar në Holandë sapo ka marrë lejen nga rregullatori europian i mjeteve motorike për të dalë në rrugë.

Makina e quajtur “PAL-V Liberty” tashmë ka rrugën e hapur për të pushtuar rrugët e kontinentit të vjetër, megjithatë pengesë mbetet çmimi i saj i lartë prej 300 mijë dollarësh.

Sipas The Times deri tani janë marrë 80 porosi për këtë makinë fluturuese e cila pritet të dalë në treg në vitin 2022.

Prototipi i parë i saj u ngrit në fluturim për herë të parë në 2012 dhe tashmë krijuesit po mendojnë ta çojnë prodhimin në seri në Indi.

Pronarët e këtyre makinave fluturuese duhet të kenë një licencë pilotë për të marrë drejtimin e tyre.