Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të të infektuarve nga nisja e pandemisë

maqedoni coronavirus 1100x620

Maqedonia e Veriut ka raportuar numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistuar 1085 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, megjithatë duhet thënë se dhe numri i testimeve ishte i lartë.

12 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 994.

Qytetet me më shumë raste të reja në ditën e fundit janë ato të Shkupit, Kumanovës, Prilepit dhe Strumicës.