Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbi 500 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 15:31 | Kosova
Mbi 500 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në

Rriten ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1750 testime, nga ku janë konfirmuar 514 raste të reja me koronavirus, rreth 100 infeksione më shumë se një ditë më parë.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 249 persona pozitivë.

Përpos numrit të lartë të infeksioneve, Kosova ka regjistruar edhe tre viktima, për një total prej 681 humbje jetësh.

Pas bilancit të sotëm, numri i rasteve aktive shkon në 3641, ndërsa ai i të shëruarve në 15.520.

A2 CNN Livestream

Dita jonë