Militantët islamikë shkaktojnë një tjetër masakër në vendin afrikan

Untitled collage 2020 10 31T213729.295 1100x620

Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos bënë me dije se 17 civilë mbetën të vrarë në një fshat në lindje të vendit si pasojë e një sulmi të një grupi militantësh islamikë.

Ushtria deklaron se sulmi ka ndodhur në zonën e Buliki në provincën e Kivu, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shumë forca militantësh islamikë janë aktive në pjesën lindore të shtetit afrikanë dhe prej vitit 1990 ato konsiderohen përgjegjëse për vrasjen e mijëra civilëve.