Një muajt tjetër në izolim, britanikët dynden në supermarkete

I menjëhershëm ka qenë reagimi i britanikëve, pas vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të rikthyer nga e enjte e javës së ardhshme izolimin kombëtar për shkak të koronavirusit.

Kreu i qeverisë deklaroi se masat izoluese do të qëndrojnë në fuqi për të paktën deri në fillim të dhjetorit dhe për këtë arsye qindra britanikë u rreshtuan në radhë në supermarkete për të blerë gjërat e nevojshme.

Kujtojmë këtu që gjatë izolimit të pranverës mijëra njerëz zbraznin nën panik raftet e dyqaneve më të mëdha në pak sekonda.