Kuksin kryeministri e gjeti me vetem 1-3 e popullisë, sipas Lulzim Bashës.
Pjesa tjetër është larguar pikërisht nga politikat diskriminuese dhe varfëria e 7 viteve qeverisje të Ramës, akuzon kryedemokrati.
Akuzat për shpërdorim të parave që duhet të shkonin për pandeminë, nuk munguan as këtë të shtunë.
Ikja e Edi ramës, do të çlirojë dhe SPAK, që sipas Bashës, pavarsisht 3 kallzimeve të PD-së po hesht duke mbrojtur pushtetin.
Një tjeter abuzim që Basha premton se do të hetohet pas 25 prillit , është dhe ai me paratë e rindërtimit. Por deri atë ditë, kryedemokrati refuzon të behet pjesë e diversionit të kryeministrit, se në pushtet do të vijë paketë me Ilir Metën.