Pandemia, Vokshi: Rama sulmon opozitën pse kërkon siguri për shqiptarëve

WhatsApp Image 2020 08 25 at 12.00.46 1 1100x620

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi sërish qeverinë se ka dështuar me mënyrën sesi ajo ka menaxhuar deri në këto momente pandeminë.

Duke përsëritur se Shqipëria është vendi i fundit për testime në rajon, Vokshi i kërkoi kryeministrit të heqë dorë nga sulmet ndaj opozitës që kërkon siguri për qytetarët dhe të blejë tamponët aq shumë të nevojshëm.

“Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet. Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish”, shkruan Albana Vokshi.