Rama nga Kukësi: Meta nuk rri dot pa nxitur sherr, di edhe rolin e tij te “çadra”

31 TETOR 2020 ERTV RAMA frame 43984 1100x620

Edi Rama, nga Kukësi, reagoi edhe ndaj Presidentit Ilir Meta. Rama u shpreh se Meta fut në sherr dy që t’i të dalësh i treti që bën paqe. Ai u shpreh se demokratët nuk duhet të gabojnë këtë herë të votojnë Bashën, pasi bashkë me të do të marrin edhe Metën dhe Kryemadhin.

“Ilir Meta, bashkë me Monikën. Çfarë do Ilir Meta? Çfarë kërkon Ilir Meta nga shqiptarët që nuk rri dot një ditë rehat pa nxitur sherr. Meta fut në sherr dy që t’i të dalësh i treti që bën paqe. Shqiptarët e bënë kryeministër 30 vjeç, e bënë edhe kryetar parlamenti 40 vjeç, e bënë president 50 vjeç. Dhe kush më thotë që e bëre ti, i them jo. Edhe unë, edhe ne e kemi dhënë votën, por pa votat e tij nuk bëhej presidenti dhe ne nuk mund ta linim vendin pa president në atë kohë. Unë isha i qartë se kush ishte roli i Metës edhe te çadra. Hidh gurin e fshih dorën. Isha i qartë se Meta e kishte vendosur që të hidhej sërish në anën tjetër dhe ne i dhamë një president opozitës dhe një lolo. Fakti që Meta është kthyer në një lolo nuk do të thotë që ka qenë një lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin edhe i lëshojnë pëllumbat, kjo nuk mund të parashikohet. Por çfarë do më Meta? Për çfarë arsyeje duhet votuar më partia e Ilir Metës? Këtë herë voton Lulin, por merr edhe Metën bashkë me Monikën. Demokratët kanë edhe një gjë se kokrrat e partisë së tyre i hanë edhe pa përtypur”.

Në fund, kryeministri u shpreh. “Të gjithë ta mbledhin mendjen se mandati i tretë i yni i vë vulën përfundimisht një transformimi që bëhet i pakthyeshëm. Ndërprerja e rrugës tonë i kthen të gjitha mbrapsht, pasi punët duhen çuar para”.