Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ikona e James Bond, shuhet Sean Connery

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 13:29 | Bota

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktori i famshëm, Sean Connery.

Aktori skocez është i njohur për portretizimin e James Bond, duke qenë i pari që solli rolin e famshëm në ekranin e madh.

Përpos rolit të agjentit 007, Sean është i njohur për interpretimin e Jimmy Malone në The Untouchables.

Disa nga filmat e tjerë të famshëm të Connery janë "The Hunt for Red October", "Indiana Jones and the Last Crusade" dhe "The Rock".

Gjatë karrierës së tij, aktori ka fituar një cmim Oscar, tre Golden Globe dhe dy çmime BAFTA.

A2 CNN Livestream

Dita jonë