Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tërmeti në Turqi, pallati qëndron në “këmbë” nga 3 vinça

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 09:29 | Bota

Të shumta ishin ndërtesa e shembura në Turqi nga tërmeti i fuqishëm, i cili deri tani është konfirmuar se u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimin janë në terren dhe po punojnë për të nxjerr nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme. Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nja pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.

Tre katetet e para të ndërtesës, e cila ndodhet në Demirkent Site në rrethin Bayraklı, ishin dyqane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë