Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tjetër incident i dhunshëm në Francë, qëllohet me armë një prift

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 18:21 | Bota
Tjetër incident i dhunshëm në Francë, qëllohet me

Një prift ortodoks grek mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri të shtunën pranë një kishe në qendër të Lionit, nga një person që më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Prifti u qëllua dy herë rreth orës 16:00 ndërsa po dilte nga kisha dhe ndërkohë po trajtohej në spital me plagë të rënda. Policia menjëherë rrethoi zonën dhe vijon kërkimet për gjetjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Ky incident vjen dy ditë pasi një burrë  i preu kokën një gruaje dhe vrau dy njerëz të tjerë në një kishë në Nisë.

Dy javë më parë një mësues në periferi të Parisit u ekzekutua në mënyrë makabre nga një 18-vjeçar, i cili u zemërua prej tij pasi iu kishte treguar disa nxënësve një karikaturë të Profetit Muhamed.

https://a2news.com/video/sulmet-terroriste-franca-eshte-ne-lufte-armiku-eshte-brenda-dhe-jashte-vendit/
https://a2news.com/video/sulm-terrorist-ne-nje-kishe-te-frances-3-viktima-dy-prej-tyre-u-pritet-koka/

A2 CNN Livestream

Dita jonë