Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vala e dytë në SHBA, rekord rastesh ditore, mbi 9 milionë të infektuar me Covid

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 13:51 | Bota
Vala e dytë në SHBA, rekord rastesh ditore, mbi 9 milionë të

Ashtu si Europa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhytur në valën e dytë të pandemisë. Rekord rastesh ditore me koronavirus u shënua në ditën e fundit: mbi 100 mijë infektime, si asnjëherë më parë.

Kjo situatë shqetësuese vendos në vështirësi spitalet amerikane, që janë në kufijtë e kapacitetit të tyre. Që prej shpërthimit të pandemisë, SHBA-të, numërojnë mbi 9 milionë të infektuar dhe rreth 229 mijë jetë të humbura.

Kjo temë po dominon garën për zgjedhjet presidenciale, kur ka mbetur vetëm pak nga dita e zgjedhjeve. Presidenti, Donald Trump, drejtoi gishtin nga sistemi shëndetësor duke thënë se po punon kundër tij.

“Mjekët tanë fitojnë më shumë para nëse dikush vdes nga Covid-19. E dinit? Ata janë njerëz të zgjuar. Na thonë: ‘më vjen keq por të gjithë po vdesin nga Covid’. Por në Gjermani dhe vende të tjera nëse pëson një atak në zemër apo ke kancer dhe infektohesh me Covid, ata thonë se vdiq nga ataku në zemër apo kanceri. Tek ne, kur ka dyshim, zgjidh Covid”.

Presidenti shtoi gjatë një tubimi se mjekët amerikanë fitojnë 2 mijë dollarë më shumë për të përshkruar Covid-19 si shkakun e vdekjes.

Nga ana tjetër rivali demokrat, Joe Biden, vijon me kritikat e tij ndaj Trump për menaxhimin e pandemisë koronavirus. Ai tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë është dorëzuar përballë virusit dhe iu kundërpërgjigj deklaratës për mjekët.

“Mjekët dhe infermjerët shkojnë në punë çdo ditë. Donald Trump mjaft i sulmove dhe fillo të bësh punën tënde. Ne jemi në një situatë ku presidenti është në një pozitë që nuk di më se çfarë bën.”

Gjithashtu Biden e kritikoi presidentin edhe për politika të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani