Arsenal fiton pas 5159 ditësh në “Old Trafford”, Manchester United në krizë

Arsenal 1100x620

Një penallti e Pierre Aubameyang në minutën e 69-të i jep Arsenalit një fitore historike në Old Trafford kundër Manchester United. Historike sepse diçka e tillë nuk ndodhte prej plot 5159 ditësh, 14 sezone.   

Një fitore e merituar për djemtë e spanjollit Arteta, që goditën në pjesën e parë edhe një shtyllë me Willian dhe ishin më agresivë gjatë gjithë ndeshjes.

Tashmë “Gunners” ndodhen në vendin e   8 -të me 12 pikë, por vetëm një pikë nga vendi i dytë, ndërkohë që Manchester me 7 pikë e ka filluar në mënyrën më të keqe sezonin, në vendin e 15-të.