Bilanci italian, 209 viktima në Itali, bien të infektuarit

covid italia 1100x620

Bilanci italian i pandemisë sjell një ulje në shifrat ditore, siç ndodh shpesh herë të dielave. Gjithsesi, janë testuar si pozitivë 29907 persona, kundër 31758 të një dite më parë.

Ndërkohë, viktimat janë 208, kundër 297 të bilancit të mëparshëm. Personat në terapi intensive janë 1939, ato të shtruar në spital pothuajse 19 mijë.

Lombardia është dukshëm rajoni më i nxehtë, me 8607 raste dhe 54 viktima, ndërkohë që shifrat në rajone te tjera problematike janë më të ulta, ku ndjek Kampanja me 3860, Toskana me 2379 dhe Lacio me 2351.

Sot guvernatorët italianë kanë takuar qeverinë italiane dhe i kanë kërkuar disa masa shtesë, si mbyllja  e qendrave tregtare dhe kufizimi i lëvizjes për personat mbi 70 vjeç.