Fillimi i vitit akademik, rektori Artan Hoxha mesazh për studentët

artan hoxha 1100x620

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka uruar të gjithë studentët për fillimin e vitit të ri akademik. Hoxha ka thekson se Universiteti i ka marrë të gjitha masat për të pasur një vit akademik me kushte sa më të mira në këtë periudhë pandemie.

“Viti akademik 2020-2021 është një fillim viti ndryshe, e ndikuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe që na ka detyruar t’i përgjigjemi situatës, për të vazhduar proceset akademike, në kushtet e imponuara. UT ka marrë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të studentëve, por edhe për stafet në universitet. Stafet kanë marrë përsipër që të zhvillojnë proces mësimor normal, pavarësisht të papritura që mund të sjellë kjo pandemi. Jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg. Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare”, u shpreh rektori.