Filmi i tij ka ngjashmëri me atë që po ndodh sot, por regjisori nuk do ta besonte këtë “skenar”

201027 one time use v for vendetta ew 656p 124981244ccc9030f4b9d797725dde91.fit 2000w 1100x620

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2020. Bota është më e trazuar se kurrë, Shtetet e Bashkuara janë dërrmuar nga tejzgjatja e Luftës II Civile dhe pandemia e virusit të “Shën Mërisë” ka shkaktuar kaos në Europë.

Por regjisori i filmit “V for Vendetta”, James McTeigue, thotë se edhe ai vetë do ta kishte të vështirë ta besonte këtë që po ndodh vërtet në vitin 2020, nëse do t’ia kishin paraqitur si skenar filmi. Megjithatë, shton se është një rastësi që filmi i tij zhvillohet pikërisht në këtë vit.

Por as ai, as skenaristët Lana dhe Lilly Wachowski, të cilët përshtatën për ekranin e madh librin me vizatime të Alan Moore dhe David Lloyd, botuar në vitin 1982, ku tregohet historia e një heroi të maskuar që lufton kundër regjimit autoritar britanik, nuk mund të kishin imagjinuar se do të kishte kaq shumë paralele mes dy ngjarjeve.

Filmi në fjalë është vetëm një nga shumë veprat artistike që duket sikur kanë parashikuar, apo kanë ngjashmëri me atë që po ndodh sot në botë. Maska e heroit në filmin e McTeigue, e quajtur maska e “Guy Fawkes”, është përdorur gjerësisht nga protestues në Hong Kong, SHBA, por edhe gjatë pranverës arabe.

Megjithatë, ai thotë se vepra nuk kishte qëllim parashikues. Autorët e librit vizatimor e kanë shkruar atë duke pasur në mendje Britaninë nën drejtimin e Margaret Thatcher, ndërsa filmi është xhiruar gjatë kohës së administratës së George W. Bush. “Njerëzit gjithmonë gjejnë anomali në sistemin e tyre. Nuk e di arsyen pse ne, si qenie njerëzore, i pranojmë ato. E më pas, disa prej nesh gjejnë një mënyrë për t’i luftuar”, thotë McTeigue. “Mund të them me plot gojën që një periudhë të tillë po e kalojmë edhe tani”.