Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gafa e pakuptueshme e portierit të Barcelonës

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 09:39 | Futboll

Në një moment të ndeshjes kur Barcelona po luante shumë më mirë sesa Alaves, portieri Neto bëri një gabim shumë të rëndë.

Gerard Pique ktheu një top të lehtë pas, por Neto nuk arriti ta kontrollonte siç duhet, duke iu ngatërruar nëpër këmbë. Rioja përfitoi për të shënuar me portën e boshatisur.

Barcelona barazoi më pas me Griezmann, por vetëm kaq, duke regjistruar ndeshjen e katërt radhazi në kampionat pa fitore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani