Inaugurimi në Baldushk, Këlliçi: Fasadë, sot godina nuk kryen asnjë funksion për banorët

godina baldushk 1100x620

Partia Demokratike ka denoncuar investimin e Bashkisë së Tiranës në Baldushk.

Belind Këlliçi ishte në godinën e rikonstruktuar në muajin qershor, por, sipas tij, objekti nuk kryen asnjë funksion për banorët.

“Sot jemi në Njësinë Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë. Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasadë të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne. Godina duket e rregullt pavarësisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullarë me bar brenda në godinë. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje. Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër. Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbajë mullarë me bar e të mbajë lopë e të mbajë pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zones”, tha Këlliçi.