Përplasen dy makina në aksin Tapizë-Thumanë, ndërron jetë 60-vjeçari

aksidentiiii 1100x620
Foto ilustruese

Mëngjesin e së dielës, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i njërës prej tyre.

Policia njofton se shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Fiat është përplasur me mjetin tip Benz me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.