Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rudina Hajdari me Covid-19: Merreni seriozisht këtë sëmundje

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 14:35 | Aktualitet
Rudina Hajdari me Covid-19: Merreni seriozisht këtë sëmundje

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë me dije nëpërmjet rrjeteve sociale se ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19.

“Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë, merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve”, shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë