Sërish ngjarje e rëndë në spitalet Covid, pacienti 52-vjeçar hidhet nga dritarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një person është hedhur nga lartësia e një prej spitaleve Covid.

Policia bën me dije se rreth orës 03:10, shtetasi me inicialet P.Gj, 52 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e spitalit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ky është rasti i tretë në vendin tonë që një pacient me koronavirus hidhet nga dritarja e spitalit.