Tërmeti në Turqi, rëndohet bilanci i viktimave

turqi termeti 1100x620

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në 9 ndërtesa të Izmirit, qytetit të tretë më të madh të Turqisë nga numri i popullsisë, ndërkohë që vijon puna në 8 godina të tjera, pas tërmetit të fortë të së premtes.

Deri tani, viktimat janë 62, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave. Ndërkohë, të plagosurit janë 940.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca theksoi se është hera e parë në histori që Turqisë i duhet të përballet njëkohësisht edhe me tërmet, edhe me pandemi.

Tërmeti me magnitudë 6,6 u shoqërua me 484 pasgoditje, 37 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4,0.