Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Viti i ri akademik, Kushi: Mësimi një muaj “online”, universitetet në vend janë gati

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 13:30 | Sociale
Viti i ri akademik, Kushi: Mësimi një muaj “online”,

Në vigjilje të nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e vetëdijshme për paqartësitë që po krijon situata me Covid-19, thotë se ky vit i ri akademik do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë. 

“Kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin.  Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit”, tha Kushi. 

Sipas saj, çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur.

Këtë gjë e ka përforcuar edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, i cili informoi se për shkak të koronavirusit mësimi të zhvillohet “online” deri në një urdhër të dytë.

Mijëra studentë, mes tyre shumë të rinj që do të provonin të hënën ndjesinë e të ulurit në auditore për herë të parë, do të duhet t’i bashkohen platformave “online” sipas udhëzimeve të marra nga universitetet.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë