Zgjedhjet presidenciale, Trump dhe Biden në etapën e fundit të fushatës

Trump biden 1100x620

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i afrohet fundit dhe kandidatët kanë zgjedhur të vizitojnë ato shtete që pritet të përcaktojnë edhe fituesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Donald Trump e ka ndarë turin e tij në 2 ditë, në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e sondazheve që do ta nxirrnin atë fitues. Sot e nesër Trump do të ndalet në 10 stacione, nga 5 në ditë, duke e kthyer këtë në fazën më të ngjeshur të fushatës.

Miçigani, Iowa, Karolina e veriut, Xhorxhia dhe Florida janë ndalesat e sotme për të vijuar nesër në përmbyllje në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Uiskonsin dhe sërish në Miçigan.

Ndalesat e fundit janë edhe një përsëritje e fushatës së tij të vitit 2016. Miçigani, Pensilvani dhe Uiskonsin në fakt, janë tre shtete që historikisht ia kanë dhënë votën demokratëve,  por ishin ato që  përcaktuan fitoren e Trump, duke ia dedikuar mbështetjen republikaneve.

Biden, në anën tjetër, që në qendër të fjalimeve të tij akuzon Trump për mënyrën e gabuar të përballjes me pandeminë, do ndalet sot në Pensilvani, një shtet gjithashtu kyç për një fitore të mundshme të kandidatit demokrat.