Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

4 të vdekur nga sulmet në Vjenë, agresorët ishin simpatizantë të ISIS

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 23:14 | Bota

Natë tmerri në kryeqytetin austriak Vjenë. 4 të vdekur, disa të dyshuar në arrati dhe të paktën 17 persona të plagosur, është bilanci I sulmeve me armë zjarri në 6 zona të ndryshme në qendër të qytetit. Viktimat janë dy burra dhe dy gra, njëra prej të cilave kameriere, ndërsa mes të plagosurve 6 thuhet të jenë në gjendje kritike. Një prej agresorëve u vra nga policia, ndërsa një tjetër u arrestua.

https://a2news.com/2020/11/03/gazetari-austriak-atentatori-shqiptar-nga-maqedonia-e-veriut/

Për ministrin e brendshëm austriak, Karl Nehammer, bëhet fjalë për sulm terrorist. “Agresori i vrarë nga policia ishte i armatosur me rrip eksplozivi që rezultoi të ishte i rremë dhe një armë automatike. I dyshuari ishte mbështetës I organizatës terroriste Shteti Islamik”, tha ai. Më herët ministri i Brendshëm paralajmëroi se të paktën një agresor tjetër, i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm ishte në arrati. Zyrtarë u cituan të thonë se sulmet mund të jenë kryer nga 4 persona.

https://twitter.com/zgr166/status/1323391924317945856
Momenti i ndalimit të disa të dyshuarve.

Viktimat gjendeshin në një zonë të populluar me bare e restorante, pranë Sinagogës qendrore të qytetit, por nuk është e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit. Kancelari austriak e cilësoi ngjarjen si sulm të neveritshëm terrorist. “Ata janë të gjithë të mirë pajisur, kanë armë automatike dhe janë profesionalisht të përgatitur. Është pa dyshim, sulm terrorist”, tha ai.

Ngjarja ndodhi pak orë para se të hynin në fuqi kufizimet e reja kombëtare, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qytetarët po shijonin pije e ushqime jashtë, para shtetrrethimit në mesnatë. Terroristët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj atyre që ishin ulur në bare e restorante në disa pika historike të qytetit.

https://twitter.com/matrix_human/status/1323376379879186432
Kontrollet e Forcave Speciale Austriake në lokalet pranë zonës ku ndodhi sulmi.

Një prej agresorëve, i cili më vonë u vra nga policia, nisi të qëllonte panë sinagogës rreth orës 8 të mbrëmjes. Përpos armëve të zjarrit atij iu gjet gjithashtu një hanxhar. Video shokuese qarkulluan në mediat sociale, që tregonin një prej terroristëve të dyshuar teksa vraponte qëllonte me armë e bërtiste nëpër rrugë, ndërsa qytetarët vraponin të tmerruar.

Liderët rreth rajonet nxituan të dënonin sulmet, me presidentin Emanuel Macron që tha se Europa nuk duhet të dorëzohet përballë akteve të tilla. Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se qëndronin të bashkuara përballë terrorit, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi ngjarjen si një tjetër akt të ulët terrorist në Europë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu