A do t’i rikthehet izolimit? Italia vendos sot për masat e reja

1 1100x620

Italia gjendet mes rasteve të shtuara me koronavirus dhe këmbënguljes së qeverisë për të mos e çuar vendin në një tjetër izolim që do të përkthehej në dëme të mëdha ekonomike dhe psikologjike për bizneset dhe individët.

Në këtë kuadër, çdo ditë, merren masa të reja shtrënguese. Sot, kryeministri Giuseppe Conte duhet të paraqitet në parlament me masat e reja shtesë.

Nga ajo që citojnë mediat në vendin fqinj po flitet për një kufizim më të madh të personave mbi 70 vjeç duke i ndaluar aty për qarkullimin.

Rajonet, gjithashtu, kërkojnë të mos bëhen dallime mes tyre ndaj një tjetër skenar është izolimi total prej orës 21 të mbrëmjes. Duke mos dashur mbylljen totale mund të bihet dakord edhe me mbylljen e bareve dhe restoranteve prej orëve të mesditës dhe me vonë të të gjitha aktiviteteve tregtare përveç farmacive.

Këto masa pritet të aplikohen fillimisht në zonat e Lombardisë, Piemontes e Ligurias.

“Duhet të shtrëngojmë masat ose do përballemi me vështirësi të reja”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.