Arrestohet i kërkuari me dy emra, i dënuar në Itali për trafik narkotikësh

policia e tiranes 4 1100x620

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 41-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Kristian Sula alias Bledar Gaçi, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Torinos me 9 vjet e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike përmes një organizate kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.