Berisha në A2: Rama meriton 4 dënime me nga 35 vite burg

sali berishaaa 1100x620

“Rama ka nevojë për mandatin e tretë siç ka nevojë zogu për ajrin. Ai e di që dorëzimi i pushtetit është si hapja e dyerve të burgut për të. Rama, me krimet monstruoze që ka kryer, meriton të paktën 4 dënime me nga 35 vite burg dhe këto nuk janë imagjinatë, por dosje të tmerrshme konkrete që rëndojnë mbi të dhe llogaritë e fshehta që ka”, kështu u shpreh, në A2, ish-kryeministri, Sali Berisha.

Ai theksoi se PD dhe opozita kanë rritje reale në sondazhet e deritanishme sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit.

“PD ka një shtim real në të gjitha sondazhet. Qoftë PD, qoftë opozita, shkojnë deri në 52%. Shtimi i besueshmërisë është dëshmi e rritjes së besimit të PD dhe jo e rënies së pikëve të PS, pasi ky është një realitet.

Si i mbytur që është, Rama nuk mund të imagjinojë se do të dorëzojë mandatin dhe se do të shkojë atje ku e ka vendin. Unë nuk jam i çuditur, nga mëngjesi deri në darkë, të përmend mandatin e tretë, të cilin do ta shohë vetëm atëherë kur të shohë veshin pa pasqyrë”, tha Berisha.

Teksa komentoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, Berisha u shpreh se kjo ishte një risi reale.

“Ky është një proces që ndodh për herë të parë dhe unë mendoj se me këtë PD dëshmoi seriozitet dhe përkushtim të madh ndaj vlerave që ndan me partitë si motra në botë. Komisioni ka bërë një punë të admirueshme”.