Berisha: SPAK është ngritur me betimin që s’do të hetojnë kurrë narkoqeverinë socialiste

sali berishaaa 1 1100x620

Ndër të tjera, në intervistën për A2, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për akuzat e ngritura nga opozita për çështjen e inceneratorëve, si dhe për drejtësinë e re.

Berisha u shpreh se nuk ka besim se SPAK-u do të japë drejtësi për inceneratorët, ndërsa shkoi edhe më tej, duke theksuar se ky institucion është ngritur me betimin që nuk do të hetojnë kurrë narkoqeverinë socialiste, siç e quajti ai.

“Më tej, ish-kryeministri u pyet edhe për denoncimin e opozitës ndaj inceneratorëve. “Nuk kam pritshmëri nga SPAK, pasi ka lindur i paralizuar. Veç themelimit të tij në kundërshtim me Kushtetutën, përzgjedhja e anëtarëve është bërë me betimin që nuk do të hetojnë kurrë narkoqeverinë socialiste. Kjo po faktohet çdo ditë.

SPAK-u ka rreth një vit që është themeluar. Dua të bëj një krahasim, në 18 muaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi dhe penalizoi 204 grupe kriminale, bosët e të cilëve u dënuan me burgime përjetë dhe po lirohen, sot. Të më thonë kë ka dënuar SPAK? SPAK-u lindi për të garantuar imunitetin e krimeve të qeveritarëve dhe zyrtarëve të PS-së. Ndërkombëtarët dhe amerikanët veçanërisht duhet të vijnë dhe ta ndihmojnë këtë komb, se pa drejtësi ky komb nuk ka të ardhme. Ky do të jetë mozaiku më i shëmtuar i drejtësisë në botë. Opozita do të marrë ekspertët më të mirë të Europës. Kjo është një çështje e madhe dhe opozita duhet të marrë të urtit më të shquar të opozitës. Nuk mjafton vullneti, por duhet një ekspertizë shumë e madhe”, u shpreh Berisha.