Covid-19 godet Ajaxin, 11 lojtarë pozitivë në prag të Champions

ajax 1100x620

Vetëm një ditë përpara sfidës së Champions League ndaj Midtjylland, Ajax ka mësuar se 11 futbollistë të ekipit janë me koronavirus.

Klubi holandez ka bërë me dije se drejt Danimarkës do të udhëtojnë vetëm 17 lojtarë.

Sipas “AD”, mes të prekurve janë dy portierët, André Onana dhe Maarten Stekelemburg, si dhe Davy Klaassen, Ryan Gravenberch, Zakaria Labyad dhe kapiteni Dusan Tadic.

Edhe pse me shumë mungesa, Ajax ka në dispozicion lojtarë të një niveli të lartë: Kjell Scherpen, Perr Schuurs, Noussair Mazraoui, Daley Blind, Lisandro Martínez, Nicolas Tagliafico, Sean Klaiber, Jurrien Timber, Edson Álvarez, Jurgen Ekkelenkamp, David Neres, Antony, Quincy Promes, Lassina Traoré, Klaas-Jan Huntelaar, Brian Brobbey dhe Victor Jensen.