Dhunë ndaj Amber Heard? Johnny Depp humbet gjyqin kundër gazetës britanike

1 6 600x338

Johnny Depp ka humbur gjyqin e tij, shumë të komentuar, kundër botuesit të gazetës britanike “The Sun”.

Depp paditi për shpifje News Group Newspapers (NGN) dhe Dan Wootton, redaktorin ekzekutiv të The Sun, për një artikull ku shkruhej se ylli i “Pirates Of the Caribbean” ishte i dhunshëm ndaj ish-bashkëshortes së tij, modeles dhe aktores, Amber Heard, ndërsa çifti ishin së bashku.

Por Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi në favor të botuesit të hënën.

Depp ka pranuar probleme afatgjata me drogën dhe alkoolin gjatë gjyqit, por ka shtuar se pretendimet e tabloidit ishin “plotësisht të pavërteta”.

Përballja ligjore vjen pas disa dëshmish plot tension nga Depp, Heard dhe disa nga të njohurit e tyre.

Ish-bashkëshortja e aktorit e akuzon atë si një dhunues të rregullt që e ka kërcënuar shumë herë me vdekje, ndërsa Depp pretendon të kundërtën.